Flash

Nuk ka qetësi për Santorinin/ Tërmeti i fuqishëm 5.2 ballë godet ishullin grek

Lapsi.al 5 February 2025
Nuk ka qetësi për Santorinin/ Tërmeti i fuqishëm 5.2

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin grek të Santorinit. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në këtë rajon. "Protothema" shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi 11.2 kilometrash, 16 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë. Pak më herët dy tërmete po ashtu të fuqishme goditën sërish ishullin, ndërsa pasgoditjet e këtij më të fundit vijojnë.

Në një njoftim të lëshuar nga Universiteti i Athinës tguhej se mbi 6 400 tërmete kanë ndodhur në zonën Santorini-Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt. Aktiviteti sizmik ka karakteristikat e një tufe sizmike, pasi nuk dallohet asnjë tërmet me magnitudë qartësisht më të madhe se të gjithë të tjerët, që mund të karakterizohet si tërmet kryesor.

Raporti thekson se shpërthimi sizmik i vëzhguar po ndodh brenda harkut vullkanik aktiv të Egjeut Jugor, nuk lidhet drejtpërdrejt me ndonjë qendër të njohur vullkanike. Shkollat ​​fillore dhe të mesme në Mykonos do të qëndrojnë të mbyllura edhe të enjten për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm në zonën e gjerë të Santorinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI