Flash

Plani i Trump për spastrimin e Gazës, "Edhe vetë Izraeli i habitur"

Lapsi.al 5 February 2025
Plani i Trump për spastrimin e Gazës, "Edhe vetë Izraeli i

Izraeli nuk e dinte paraprakisht se deri ku mund të arrinte propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën dhe kabinetin izraelit dukshëm e ka gjetur të papërgatitur. Kështu tha një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” kur u pyet për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan pas takimit të tij me kryeministrin izraelit.

“Ne e dinim idenë, por ajo që na befasoi ishte shkalla e këtij propozimi” tha zyrtari.

Ndërkohë, një burim politik izraelit i tha Reuters sot se vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë ishte “shumë e suksesshme dhe i tejkaloi të gjitha pritshmëritë dhe ëndrrat tona”.

Lexo më tej: Shpërngulja e palestinezëve/ Trump nuk do të pranojë një JO nga vendet pritëse 

Marrëdhënia mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump nuk ka qenë kurrë më e mirë dhe më e ngushtë, tha burimi, duke shtuar se Trump ka gjetur “zgjidhje shpikëse” për problemet që kanë pllakosur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij.

Donald Trump propozoi mbrëmjen e kaluar teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Netanyahu se popullsia palestineze e Gazës duhet të shpërngulet dhe të akomodohet në 6 shtetet fqinje arabe. Veçanërisht, Trump tha se Egjipti dhe Jordania duhet të strehojnë banorët e Gazës. Rripin e Gazës, tha Trump do ta rindërtojë ushtria amerikane me synim për ta kthyer në një destinacion turistik.

Lexo më tej: Spastrimi i Gazës: E gjithë bota reagon furishëm kundër Trump 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI