Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e tyre

Lapsi.al 5 February 2025
Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për

Saktësisht tre muaj pasi 15 vetë mbetën të vrarë nga shembja e tavanit në stacionin e trenit në Novi Sad dhjetëra mijëra protestues bllokuan tri urat mbi lumin Danub fundjavën e kaluar në Serbi. Qytetarët pretendojnë se korrupsioni në nivelet e larta qeverisëse është shkaktari i tragjedisë dhe se protestat mund t'i hapin rrugë një shoqërie më të mirë.

Protestuesit flasin për DW: "Shpresoj që fëmija im të rikthehet dhe të jetojë në një Serbi të lirë", thotë një grua e moshuar. Një protestues thekson, se: "krimi s'mund të qeverisë përjetësisht. Duhet të mbizotërojë ndershmëria dhe dashuria."

Protestuesit thuajse njëzëri kërkojnë që të zbatohet ligji. Bllokada e së shtunës (01.02.2025) ishte e fundit e një serie protestash të organizuara nga studentët, të cilët në dy muajt e fundit kanë ndërprerë mësimin në thuajse të gjitha universitetet shtetërore në Serbi.

Studentët vendosmëri deri në realizimin e kërkesave

Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të miratohen. Studentja Natalija Petroviç: "Së pari duam që të mbahet përgjegjësi ligjore dhe politike. Kemi parë dorëheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Novi Sadit, por nuk kemi parë procedim penal ndaj tyre. Kërkojmë gjithashtu edhe dokumentacionin e plotë të restaurimit në stacionin hekurudhor."

Ekspertët na thonë, se jo vetëm ky dokumentacion është i paplotë por ai është edhe i manipuluar. Inxhinieri Zoran Xhaçiç, i cili ishte pjesë e ekipit restaurues të godinës ka qenë ndër të parët që bëri publike parregullsitë e rindërtimit. Tani ai është pjesë e komisionit të pavarur hetimor që po mbledh prova, të cilat sipas tij shkojnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Zoran Xhaçiç, Inxhinier gjeolog: "Prokuroria s'do të bëjë asgjë për aq kohë sa Vuçiç është kreu i qeverisë. Kjo nënkupton se na duhet ta bëjmë gjithçka vetë bashkë me studentët dhe t'i shkojmë kësaj gjëje deri në fund dhe të gjejmë fajtorin. Shpresojmë të gjejmë ndonjë prokuror të ndershëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë.Vetëm kështu mund të arrestohen fajtorët e vërtetë dhe pjesa tjetër zhbëhet si një shtëpi prej letre."

Protestat kanë ngritur edhe pikëpyetje të reja. Si do të kalohet nga bllokimi i institucioneve, rrugëve dhe urave tek ndryshimi i vërtetë? Për këtë, Dusan Spasojeviç, analist politik vëren: "Tani është e nevojshme për të gjetur mënyra që institucionalizojnë krizën. Një ide që po diskutohet gjerësisht është ajo e qeverisë së tranzicionit ose e qeverisë teknike, e cila do të ishte një pikë lidhëse mes qeverisë dhe komunitetit akademik, duke krijuar një lidhje me universitetin."

Vuçiç në tur sensibilizimi në mbarë vendin

Por presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka refuzuar menjëherë këtë propozim. Aktualisht ai po zhvillon një tur në mbarë vendin, gjatë së cilit u tregon qytetarëve arritjet e qeverisjes së tij 12-vjeçare dhe protestat i konsideron si të organizuara nga shërbimet e huaja sekrete. Aleksandar Vuçiç: "Nuk do ta jap kurrë dorëheqjen dhe nuk do të ketë qeveri tranzicioni ose teknike. Këtë e garantoj me jetën time. Nuk do të ketë qeveri teknike apo tranzicioni. Do të ketë qeveri serbe. Zgjedhje? Po! Referendum? Po! Demokraci? Po! Gjithçka! Por s'do të ketë qeveri që është shërbëtore e dikujt tjetër."

Nga ana e tyre, opozita dhe studentët e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të reja dhe çdo formë dialogu me qeverinë. Analisti politik, Dusan Spasojeviç shpjegon, se "një problem tjetër është se mungon një ndërmjetës neutral, siç do të ishte BE. Deri tani Bashkimi Europian ka qenë shumë pasiv dhe duket se mbështet qeverinë.

Studentët po mendojnë tashmë lëvizjen e tyre të radhës. Disa thonë se ka ardhur koha për përshkallëzim të protestave. Ata do të vendosin për këtë përmes votës demokratike në mbledhjen e tyre të radhës./ DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI