Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Lapsi.al 5 February 2025
Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO.

"Ka një potencial të madh dhe bazuar në potencialin, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë, por ata duhet të bashkohen", tha Presidenti Trump për gazetarët. “Nuk është duke u udhëhequr mirë. Ata nuk po e bëjnë punën”.

"Shumë nga këto konflikte për të cilat po punojmë duhet të zgjidhen, ose të paktën ne duhet të kemi një ndihmë për zgjidhjen e tyre. Duket se ne kurrë nuk marrim ndihmë. Ky duhet të jetë qëllimi parësor i Kombeve të Bashkuara", tha presidenti amerikan.

“Që nga dita e parë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për OKB-në ka shpëtuar shumë njerëz dhe ka avancuar sigurinë globale”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mezi pret të vazhdojë marrëdhëniet e tij produktive me Presidentin Trump dhe qeverinë amerikane për të forcuar këtë marrëdhënie në botën e sotme të trazuar”.

Presidenti Trump tha se ai nuk po synonte të pezullonte fondet nga organizmi botëror prej 193 anëtarësh, megjithëse u ankua se Uashingtoni është i detyruar të paguajë një shumë joproporcionale si anëtar i OKB-së.

Uashingtoni është kontribuesi më i madh financiar i OKB-së, i pasuar nga Kina, që përbën 22% të buxhetit bazë të OKB-së dhe 27% të buxhetit për operacionet paqeruajtëse. OKB-ja ka thënë se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një detyrim financiar prej 2.8 miliardë dollarësh, nga të cilat 1.5 miliardë dollarë janë për buxhetin e rregullt. Këto pagesa nuk janë vullnetare./VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI