Flash

"Boll durova"/ Zbardhen dëshmitë për fundin tragjik të Bedrie Lokës

Lapsi.al 6 February 2025
"Boll durova"/ Zbardhen dëshmitë për fundin tragjik

Xhemal Loka është dënuar me 10 vite burgim nga gjykata e Durrësit, pasi u gjet fajtor për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së gruas së tij Bedrie Loka dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë gjykimit ku janë dëshmuar edhe fëmijët e çiftit, rezulton se shkaku që e ka shtyrë Bedrie Lokën të vetëhelmohet në banesën e saj më 2 janar të 2024 ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj saj bashkëshorti.

Xhemal Loka ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por prokurorja Pranvera Gruda e ka kundërshtuar kërkesën dhe gjykata e ka rrëzuar më pas atë. Pandeli, Xhimi dhe Mahmut Bushi, tre vëllezërit e viktimës kanë deklaruar se motra e tyre ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit për shkak të dhunës sistematike që bashkëshorti I saj, ushtronte që prej vitit 2000.

Kundër babait kanë dëshmuar edhe fëmijët, të cilët kanë shpjeguar dhunën barbare që Xhemal Loka ushtronte ndaj nënës së tyre. Në dëshmninë e publikuar në BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, vazja e vetme e familjes, ka pranuar se nëna e saj dhunohet e se në një rast ajo i është shprehur se do t’i jepte fund jetës pasi ishte e lodhur. R. Loka, ka rrëfyer se marrëdhëniet mes prindërve kanë qenë gjithmonë të acaruara, me babanë që ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj nënës, fizike dhe psikologjike.

“Marrëdhënia e prindërve ka qenë në distancë, babai ka qenë shumë vite jashtë shtetit dhe për 8 vite ka qenë në burg në Francë. Kanë qenë edhe mirë dhe keq, por ne ia kemi lënë fajin faktit që ka qenë në burg dhe presionit atje. Kur erdhi ishte mirë vitin e pare, më pas ndryshoi çdo gjë. Sa iku emigrant, vazhdoi dhuna psikologjike. Babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nesh dhe ndaj mamit. Me mamin kishte një lloj inati, një herë sillej mirë, një herë keq. Nuk e kuptonim gjithë kohën. E kishim baba, nuk donim që të ndaheshin…

… Mami thoshte do ndahem. Ne fëmijët nuk donim të ndodhte. Kanë kaluar shumë gjëra të vështira ndër vite, t’i ndanin njerëzit me fjalë nuk ishte e drejtë se jemi 4 fëmijë në mes. Ai i ka thënë t’i do ecësh në majë të briskut dhe çfarëdo fjalë thua do të të vras. Gjëja më e vogël e cenonte..

…Çdo gjë ishte qetësi deri në 1 janar kur më lanë tek shtëpia e burrit. Kur u kthyen kishin një grindje mami me babin. Kemi qenë tek xhaxhai për Vitin e Ri, tezja kishte shkuar tek shtëpia jonë. Mami i tha nuk jam, babai tha një fjalë jo të mirë, mami u prek se njeriu im. Nuk e linte të shkonte për vizitë tek daja dhe nëna ishte e paralizuar. I thoshte po ike do të të vras, po ike të do vras vëllezërit.

Me sa kam patur kontakt me të në 3 janar, kanë qenë momentet e fundit. Ka patur kërcënime gjithë kohën me jetë. Para se të pinte helmin, në 1 janar rreth orës 7 ose 8, më tha që po mbyllte portën, thotë që kur ka qenë tek nëna e tij ca nuk i kishte thënë. Kishte shkuar gjasme për t’i gjetur punë mamit, i kishte thënë gjëra të tjera e kishte mbushur kundër tij.

Në 10 të darkës, pasi fola me babin që më mori dhe më pyeti a ta lë të shkoj tek daja, ajo ka qenë duke larë enët, kam thënë: prap me këto muhabete. Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha “do e qep mami do e qep” dhe fiku telefonin. Në 2 janar kur kam ikur tek spitali, më ka thënë me shpresë se do shpëtonte, tha “boll durova më”! “, thuhet mes të tjerash në dëshminë e vajzës së çiftit. /Marrë nga BW

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI