Flash

E bujshme, Trump do jetë në Super Bowl: asnjë president para tij nuk e ka bërë

Lapsi.al 6 February 2025
E bujshme, Trump do jetë në Super Bowl: asnjë president para tij
Ky është një lajm i bujshëm: Donald Trump do të jetë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara në detyrë që merr pjesë në Super Bowl. Ai do të ndodhet në New Orleans (ku eventi rikthehet pas 12 vitesh) mes spektatorëve të finales mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles, e cila do të transmetohet të dielën, më 9 shkurt, drejtpërdrejt në Italia 1 duke filluar nga ora 00:15. Nuk dihet për cilën skuadër do të bëjë tifo, por sipas “The Guardian”, te Chiefs ka disa mbështetës të lëvizjes MAGA, mes tyre edhe bashkëshortja e Patrick Mahomes, quarterback-ut të Kansas City. Trump do të japë gjithashtu një intervistë që do të transmetohet gjatë programit para ndeshjes në Fox, rrjeti televiziv amerikan që do të transmetojë Super Bowl në SHBA. Lexo më tej: Cristiano Ronaldo, sportisti më i admiruar në planet: CR7 mposht edhe Putin e Trump Prania e Trump në Ceasars Superdome do të rrisë masat e sigurisë, veçanërisht pas sulmit të një muaj më parë, kur një atentator u përplas me turmën që festonte Vitin e Ri në Bourbon Street, duke vrarë 14 persona. Super Bowl është klasifikuar si një “NSSE” (Event i Sigurisë Kombëtare Speciale), çka kërkon një strategji të veçantë mbrojtjeje nga autoritetet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI