Flash

Mickoski kërkon ndryshime në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 6 February 2025
Mickoski kërkon ndryshime në Këshillin Gjyqësor të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi të enjten se deputetët e partisë së tij, VMRO-DPMNE, do të paraqesin një mocion në Kuvend për shkarkimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilin e quajti “bastion korrupsioni dhe padrejtësie”.

Mickoski theksoi në një postim në rrjetin social Facebook se “shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi, dhe Maqedonia [e Veriut] duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar”.

Ai tha më vonë për gazetarë se “goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është nën kompetencat e Kuvendit, është emërimi i atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Atje ku zgjidhen të votohet edhe mocioni i mosbesimit".

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i befasuar nga synimi i kryeministrit, tha se shpreson se Kuvendi dhe Qeveria do të punojnë sipas Kushtetutës.

"Për herë të parë e dëgjova këtë nga ju. Deri tani ishim në seancë. Kam dhënë deklarata, për sa i përket shkarkimit të Këshillit Gjyqësor, vendi i vetëm ku është parashikuar është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, çdokush mund të dorëzojë iniciativa", tha Kambovski.

Kambovski, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 28 janar, kishte theksuar se, sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, vetëm ky këshill mund t’i shkarkojë anëtarët e tij.

"Nuk kam hasur në ligje të tjera që parashikojnë një mundësi të tillë për shkarkimin në një procedurë tjetër", tha Kambovski.

Iniciativa e VMRO-DPMNE-së ka të bëjë me pesë anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi.

“Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të plotë, as të zbulojmë anomalitë në një kohë kaq të shkurtër, por mund të zgjedhim një Këshill Gjyqësor që objektivisht, pa kushtëzime partiake, do të mund ta sqarojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitoruesi se si sillen gjyqtarët, çfarë vendimesh marrin dhe pse”, tha Mickoski.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut përbëhet nga 15 anëtarë.

Përzgjedhja e tyre bëhet në disa mënyra: tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi me shumicë votash, dy të tjerë propozohen nga presidenti i shtetit dhe miratohen nga Kuvendi, ku njëri duhet të jetë përfaqësues i komuniteteve më të vogla etnike, dhe tetë të tjerë zgjidhen nga gjykatësit në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe ministri i Drejtësisë, mund të marrin pjesë në seanca, por nuk kanë të drejtë vote.

Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik ishin pjesë e premtimeve parazgjedhore të kreut të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, i cili e mori udhëheqjen e Qeverisë në maj të vitit të kaluar.

Ndaj iniciativës së Mickoskit ka reaguar edhe opozita maqedonase.

Kreu i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, Venko Filipçe, tha se partia e tij pajtohet me reformat në gjyqësor, por jo, siç tha, përmes veprimeve arbitrare.

“Por, reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur, efikas, që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që kërkohet qytetarët të shndërrohet në një partizim të ri, dhe një pushtim nëpërmjet ndryshimit të Këshillit Gjyqësor nga Qeveria", theksoi ai.

LSDM kërkon që hapat e ardhshme në sistemin e drejtësisë të bëhen me konsensus të të gjitha partive politike në Kuvend./REL

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI