Flash

Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle në SHBA

Lapsi.al 6 February 2025
Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle

Në aeroportin Seattle-Tacoma në SHBA ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh. Raportohet se incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar.

Në vendngjarje arritën shërbimet përkatëse, të cilat konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar dhe kryen evakuimin e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë japoneze.Si pasojë e këtij incidenti, mbi 100 fluturime u shtynë, ndërsa 21 u anuluan.

Përveç përplasjes së aeroplanëve, pasagjerët në aeroportin Seattle-Tacoma po përballen edhe me reshje të dendura dëbore, të cilat çuan në anulimin e 100 fluturimeve. Në muajin janar, aeroplani i American Airlines dhe një helikopter i Army Black Hawk u përplasën dhe u rrëzuan në lumin Potomac, duke lënë të vdekur të gjithë 67 personat që gjendeshin në dy fluturaket.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë akseve ...

07:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI