Flash

Tërheqja e amerikanëve/ SPAK në krizë identiteti, reagon BE

Lapsi.al 6 February 2025
Tërheqja e amerikanëve/ SPAK në krizë identiteti, reagon BE

Kur presidenti i SHBA, Donald Trump ndali ndihmat për SPAK, ai e futi institucionin në një krizë të vërtetë identitetit. SPAK supozohet të ishte institucioni më i rëndësishëm i reformës në drejtësi të miratuar nën presionin e fortë të ambadadës amerikane; një grup prokurorësh dhe agjentësh të posaçëm me kompetenca dhe burime financiare të mjaftueshme për të realizuar ndjekjen penale ndaj politikanëve të korruptuar, pavarësisht kahjes politike.

Por në vend se ta ndërtonin pavarësinë e institucionit përmes punës, bazuar strikt mbi ligje dhe fakte, prokurorët e SPAK zgjodhën një rruge më të shkurtër: atë të propagandës, sikur dosjet kishin një prapaskenë të përhershme amerikane; sikur pas çdo hetimi fshihej një urdhër nga Uashingtoni dhe sikur për çdo arrestim, diku përtej Atlantikut, gjendej një justifikim.

Për këtë arsye, kur Donald Trump firmosi ndaljen e financimit për disa programe ndihmëse në të gjithë botën, përfshirë edhe për SPAK-un "amerikan" të Shqipërisë, u krijua një boshllëk në të gjithë platformën e propagandës ku punoi dhe veproi ky institucion.

Këtë krizë identiteti të SPAK-ut "amerikan", sapo e ka mbushur delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që ka reaguar pas ngrirjes së fondeve amerikane në vendin tonë duke siguruar se SPAK do të ketë në të ardhmen, mbështetjen europiane.

“Kemi marrë dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së.

Bashkimi Europian siguron se ashtu siç ka bërë deri tani, nuk do ta lërë jetime prokurorinë e posaçme, por do të vazhdojë të kontribuojë me para.

Me pak fjalë, nëse deri dje thuhej se pas SPAK-ut ishin amerikanët, nga sot e tutje do të thuhet se pas prokurorëve speciale janë europianët, sepse këta do të vazhdojnë ta financojnë.

Urojmë që gjithçka të shkojë mirë brenda Bashkimit Europian, si shpresa e fundit për një SPAK të drejtë dhe të pavarur. Përndryshe, nëse ndodh që edhe Bashkimi Europian të tërhiqet një ditë nga ndihma financiare, ky SPAK rrezikon të dalë siç është në të vërtetë, i krijuar nga shqiptarët, për shqiptarët, me shqiptarët.

Lexoni më poshtë reagimin e Delegacionit të BE në Shqipëri:

“Kemi marrë dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.

* BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

* Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.

* Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

* Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

* SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI