Flash

29-vjeçari shkon i plagosur në spitalin e Korçës: Më qëlluan 2 persona me thika

Lapsi.al 7 February 2025
29-vjeçari shkon i plagosur në spitalin e Korçës:

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve policore, një 29-vjeçar është paraqitur i plagosur në spital dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me thikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

"Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" - thuhet në njoftim.

Kjo është plagosja e tretë me thikë që ndodh në këtë qytet brenda katër ditëve. Më 4 shkurt, Ergyst Shtylla, 40 vjeç u plagos me thikë në qendër të qytetit dhe pas dërgimit me urgjencë në spital u fut në reanimacion. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Konstantin Ziu, 26 vjeç është paraqitur në spital me plagë në qafë. Autorët e të dyja këtyre plagosjeve ende nuk janë identifikuar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI