Flash

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front

Lapsi.al 7 February 2025
Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bashkuar. Berisha ftoi nga kjo mbledhje çdo parti që ndihet opozitare t'u bashkohet në këtë front. Ai shtoi se ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën, sipas tij, populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se kryeministri Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit.

"Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot. Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij", tha Berisha.

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI