Flash

Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet, SKAP çmontohet!

Lapsi.al 7 February 2025
Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet, SKAP çmontohet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi se do të shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit. Sipas Berishës, prokuroria e Posaçme ka provuar se është një organizatë kriminale që ka fshehur lidhjet e krimit me politikën, ndërsa Dumani është i paguar nga kriminelë të njohur dhe pasuria e tij është e pajustifikuar.

"Ne me Komisionin e Venecias do i kthejmë drejtësisë shqiptare pavarësinë dhe do çmontojmë organizatën kriminale SKAPI i partisë. Ju e patë me dokumenta se çfarë dokumentash skandaloze kishte mercenari i SKAP për apartamentet e tij. Kur unë i deklaroja shqiptarëve se nuk ka njeri që me një rrogë të blejë tre apartamente, me një rrogë kurrë, ky me tre apartamenti, para ryshfeti. S'mund të them para droge.

Por nga i siguruan paratë ata që ia dhanë? Janë sigurisht para të pista. Para gjobe. E patë me çfarë çmimesh i kishte apartamentet? Qesharake! Pastaj thotë se banon te vjehrri, por faktikisht ai është me 4 shtëpi. 1 me qira dhe 3 në pronësi. Kush e beson këtë? Pse shtëpia e tij kushton 300 e ca euro metri, kurse ngjitur kushton 700 euro? Nuk diskutohet! Plus unë kam faktuar se dosjet e krimit janë palë palë. Këta i vjelin, i mjelin, marrin...

Siç është rasti i Ymer Lalës, e shpëtoi nga akuza me 1 milion. Ymer Lala sipas dëshmitarit ka vra, ky e shpëtoi. Do ketë komision të së Vërtetës dhe shqiptarët do marrin vesh të gjitha lidhjet e politikës me krimin" u shpreh Berisha.

Sondazhet e nxjerrin SPAK një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë. Ndërsa opozita është hedhur në sulm kundër prokurorëve të SPAK, Partia Socialiste ka zgjedhur një mënyrë tjetër qasjeje, duke përfituar nga pëlqyeshmëria që ka ky institucion në publik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI