Flash

Berisha pret në zyrë 19 deputetë gjermanë: Reforma e Soros në drejtësi godet opozitën

Lapsi.al 7 February 2025
Berisha pret në zyrë 19 deputetë gjermanë: Reforma e Soros

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur këtë të enjte në ambentet e selisë blu, një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore. Në një njoftim të zyrës së shtypit të PD thuhet se pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

“Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës” – thuhet në njoftim.

PD njofton se interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj “duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare.

Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë. Reforma e drejtësisë e ka çbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar” – citohet në njoftimin e PD.

Në këtë takim Berisha theksoi gatishmërinë e Partisë Demokratike “për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane. Berisha falënderoi Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI