Flash

Berisha: Pse fitorja e Trump është triumf për shqiptarët më shumë se për të tjerët

Lapsi.al 7 February 2025
Berisha: Pse fitorja e Trump është triumf për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në takimin me aleatët e Federatës së Bashkuar për fitoren e presidentit Donald Trump në SHBA.

Berisha tha se shqiptarët duhet ta shohin fitoren e Trump si triumf të madh edhe për Shqipërinë, pasi shqiptarët janë njerëz të traditës dhe të familjes.

Teksa akuzoi qeverinë Rama se vuri në rrezik familjen shqiptare duke implementuar në shkolla termat prindi 1 dhe prindi 2, Berisha tha se fitorja e Trump do të sjellë zhvillime pozitive për vendin tonë.

"Sot Rama vrapon me skemën e tij të vjetër të shkelmimit të ligjit elektoral në çdo nen të tij, vazhdon serialin e mashtrimeve ndaj shqiptarëve. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme fitorja e Trump.

Nëse George Soros pëveç Aleksit do kishte djalë të adaptuar do ta kishte emrin Edi Rama në të gjitha veset dhe të këqijat e tyre. Shqiptarët fitoren e Trump, disfatën fatale të George Soros duhet ta shohin si një triumf të tyre më shumë se kombet tjera. Rama me fanatizëm zbatoi në Shqipëri aspektet më çnjerëzore të doktrinës së Sorosit për familjen, gjininë njerëzore.

Ne jemi njerëz tradicionalë dhe nëse tradita ka një kështjellë të vetëm ka familjen, familja është kështjella e traditës. Ky sulmoi familjen në mënyrën më të egër.

Shkollat filluan të largohen nga terma nënë e baba dhe t’i zëvendësojë me nr 1 dhe 2. Në parlament erdhi ligji për të krijuar fermat e grave që do lindnin fëmijët e askujt. Shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rreziqesh i kanoseshin familjes shqiptare nga doktrina e George Soros në Shqipëri." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI