Flash

Nëna humb jetën teksa e bënte gati, 6-vjeçarja shkon vetëm në shkollë

Lapsi.al 7 February 2025
Nëna humb jetën teksa e bënte gati, 6-vjeçarja shkon

Një vajzë 6-vjeçare, e cila mbërriti vetëm në shkollë në Piedimonte San Germano, në zonën e Frosinone në Itali, u tha mësuesve të saj se "erdhi vetëm pasi nëna e saj u rrëzua dhe nuk mund të ngrihej më”.

Mësuesit të alarmuar telefonuan më pas shtëpinë e vajzës së vogël. Meqenëse askush nuk u përgjigj, ata njoftuan babanë. Burri, i cili ishte në punë nxitoi në shtëpi dhe gjeti gruan e tij të vdekur në dysheme.

Mjekët e urgjencës shkuan menjëherë pas telefonatës së burrit, por ata konfirmuan se ishte një vdekje natyrale. Dyshohet se ajo mund të ketë pësuar një sëmundje të papritur. Sipas hetimeve fillestare, 41-vjeçarja mund të ketë pësuar fillimisht humbjen e ekuilibrit, duke bërë që të rrëzohet keq.

Hetuesit po kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme për zbardhjen e saktë të dinamikës së tragjedisë, ndërkohë që komuniteti vendas po mblidhet rreth familjes së goditur nga kjo humbje e papritur dhe rrënuese. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI