Flash

Netanyahu: Shteti Palestinez të krijohet në Arabinë Saudite

Lapsi.al 7 February 2025
Netanyahu: Shteti Palestinez të krijohet në Arabinë Saudite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sugjeron që palestinezët duhet të krijojnë një shtet të tyrin në Arabinë Saudite. “Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez në Arabinë Saudite. Ata kanë shumë toka atje”, - tha Netanyahu në një intervistë për Channel 14 të Izraelit.

Deklaratat vijnë pasi Arabia Saudite dhe Izraeli duken më larg normalizimit të marrëdhënieve, më shumë se një vit pasi zyrtarët në SHBA thanë se një marrëveshje ishte afër.

Riadi përsëriti gjatë vitit të kaluar se vetëm një rrugë e qartë drejt krijimit të shtetit palestinez do ta çonte atë në krijimin e lidhjeve formale me Izraelin, por Netanyahu e hedh poshtë këtë ide, duke e quajtur atë një "kërcënim të sigurisë për Izraelin".

"Sidomos jo një shtet palestinez. Pas 7 tetorit? A e dini se çfarë është kjo? Kishte një shtet palestinez. Quhej Gaza. Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, ishte një shtet palestinez dhe shikoni se çfarë morëm” – tha Netanjahu.

Intervista u zhvillua teksa Netanyahu ishte në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Ai pati edhe një konferencë të përbashkët shtypi me Donald Trump, në të cilën presidenti amerikan njoftoi planin e tij për dëbimin e palestinezëve nga Gaza për ta bërë enklavën palestineze "Rivierën e Mesdheut", me marrjen e territorit nga SHBA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Moskë

Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk, në rajonin e Moskës në Rusi, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë. Avioni i vogël Tecnam P-2002JF Sierra...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI