Flash

Pas Greqisë, edhe Italia goditet nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.8

Lapsi.al 7 February 2025
Pas Greqisë, edhe Italia goditet nga një tërmet i fortë me

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 është regjistruar në orën 16:19 në Ishujt Aeolian, në provincën e Mesinës në Itali. Lajmi u dha nga mediat italaine që cituan Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Epiqendra e tërmetit ndodhej jo shumë larg ishullit Alicudi, në një thellësi prej 17 kilometrash. Tronditja u ndje qartë në provincat e tjera të Siçilisë dhe gjithashtu në Palermo.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme, por njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar. Nga të dhënat e para nuk duket se ka shembje apo rrëshqitje strukturash dhe ndërtesash. Sipas të dhënave fillestare nuk do të ketë dëme të rënda materiale apo personash, por po kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme. Përpara goditjes së fortë pati disa tërmete më të vegjël në zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI