Flash

Qiradhënia e tokave bujqësore, drafti si do veprohet me investitorët strategjikë

Lapsi.al 7 February 2025
Qiradhënia e tokave bujqësore, drafti si do veprohet me

Një draftligj i hedhur për konsultim lidhur me qiradhënien e tokës bujqësore përcakton edhe rastet sesi do të veprohet me toka që do të kalojnë tek investitorët stratejgikë. Në nenin 15 të ligjit përcaktohet se tokat që janë pjesë e Fondit të dedikuar për këtë kategori investiroësh nuk janë pjesë e ankandeve që zhvillohen nga ministria përgjegjëse për bujqësisë.

I njëjti nen i ndryshuar përfshin edhe pikën se çfarë ndodh me tokat dhe nënshkrimin e kontatës kur ato jepen për ndërtimin e impianteve agrifotovolatikë pra tokë ku edhe kultivohen disa kultura bujqësore specifike edhe vendosen panele për prodhim energjie.

“Tokat bujqësore në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësisë që kalojnë në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike përjashtohen nga ankandi publik. Kur subjektet e shpallur investitorë strategjikë, marrin me qira tokën bujqësorë dhe prodhojnë energji nga burime të rinovueshme me sisteme agrifotovoltaik, kontrata nënshkruhet nga ministria përgjegjëse për bujqësinë, ministria përgjegjëse për ekonominë dhe ministria përgjegjëse për energjinë,”-thuhet në projektligj.

Për tokat me bonitet 9 dhe 10 që është shkalla më e ulët e produktivitetit të tokës investitorët strategjikë mund të ndërtojnë edhe impiante fotovolatikë pra me qëllimin e vetëm të prodhimit të energjisë.

“Tokat bujqësore të kategorisë 9 dhe 10 të Bonitetit, në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësisë lejohen të jepen për aktivitet fotovoltaik vetëm për investitorët strategjikë sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike. Sipërfaqet përkatëse të tokës transferohen në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike,”-thuhet në draftin e rishikuar sa i takon qiradhënies së tokave bujqësore.

Një tjetër ndryshim por që nuk lidhet me investitorët strategjikë është ajo për shtimin e disa kategorive të tjera që mund të marrin tokë shtetërorë me qira për një afat 30 vjeçar siç janë investimet në sera apo infrastrukturë mbështetëse për hidroponi dhe akuaponi./Monitor

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI