Flash

Romario Brunga u gjet i pajetë brenda në makinë, pista kryesore mbetet vetëνrasja

Lapsi.al 7 February 2025
Romario Brunga u gjet i pajetë brenda në makinë, pista kryesore

Romario Brunga është 25-vjeçari, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, ditën e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se 25-vjeçari fatkeq ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. I riu u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë. Ndërkohë vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Romario u gjet brenda makinës i vrarë me një plumb, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

 

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

Parashikimi i motit, e premte, 7 shkurt 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësiras...

08:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI