Flash

Berisha: Bashkë me Ballukun rritën çmimin e tunelit të Llogarasë me 50 mln euro

Lapsi.al 8 February 2025
Berisha: Bashkë me Ballukun rritën çmimin e tunelit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm përpara protestuesve opozitarë. Kreu i PD-së akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se bashkë me kryeministrin Ramën rritën çmimin e tunelit të Llogarasë për të vjedhur. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se pas zgjedhjeve do ta ‘paketojnë’ tek McGonigal, “të kryejë dënimin pastaj të kthehet”

Ai u ndal tek intervista e dhënë nga Arben Ahmetaj. Sipas tij, Ahmetaj faktoi se kryeministri Edi Rama është udhëheqësi i bandave.

"Të dashur miq, ne përballemi përsëri me censurën, vellon e zezë që Rama në traditën e etërve të tij ka vendosur në Shqipëri. Ja ku jemi, asgjë në botë nuk pengon dot, le të mbrojmë të vërtetat që besojmë.

Rama dhe qeveria organizatë kriminale, Rama detyroi edhe Veliajn, detyroi Veliajn të firmosë djegësin e Tiranës. Rama me Lubi Ballukun me një udhëtim në Ankara, rritën çmimin e tunelit 50 mln euro.

Ahmetaj faktoi se Rama i ka duart e zeza në aferën e Porto Romanos, dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave. Lubi balluku administron për llogari të Ramës, 12 mld euro. Vjedhjet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. Të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu? Për tu thënë shqiptarëve dhe mbarë votës se ne nuk pajtohemi me këtë hajdut, me këtë hajdut që historia e Europë si ka të rrallë", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI