Flash

Berisha në protestë: Ata që menduan se do të na mposhtin dështuam me turp

Lapsi.al 8 February 2025
Berisha në protestë: Ata që menduan se do të na mposhtin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i eshte bashkuar qytetarëve në protestën e organizuara para dhe ka nisur fjalën e tij me përulje për të gjithë protestuesit demokratë. Berisha dhe se protesta e 20 shkurtit të vitit të kaluar u hodhën themelet e çdo fitoreje të opozitës.

Sipas tij, Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan.

Berisha: E nis fjalën time me një përulje para jush me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak. Vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Unë fjalën time e mbajta nga një ekran, i burgosur politik. Në atë protestë në hodhëm themelet e cdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi. Ndërsa ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuam me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne u bashkuam, ne mbrojmë akuza të drejta, mbrojmë vlerat e njeriut, mbrojmë interesin kombëtar, kombin, familjen. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë

Historia e deshi që ne të jemi e vetmja e forcë politike që përmbys dy diktatori, atë staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e Edi Ramës.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI