Flash

Blegtorët bllokojnë aksin Kardhiq - Delvinë: Gjynah të tallen me mundin tonë

Lapsi.al 8 February 2025
Blegtorët bllokojnë aksin Kardhiq - Delvinë: Gjynah të

Blegtorë kanë dalë ditën e sotme në rrugë në protestë në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit. Gjatë protestës blegtorët bllokuaan qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Blegtorët shprehen se po punojnë natë ditë dhe çmimi i qumështit po ulet çdo ditë. Ata i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e disa kërkesave ndër të cilat vendosja e çmimit tavan të qumështit, dyfishimi i subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimi i veprave ujore në shërbim të blegtorisë.

Ata gjithashtu nuk kanë marrë paratë e dy muajve dhe theksojnë se paratë do ti marrin por problem është ulja e çmimi. Sipas tyre çmimi është ulur me 30 lekë nga vjet dhe kjo tregon se po tallen me mundin e tyre.

"Shqetësimi ynë është, që në punojmë natë e ditë dhe kafshët i kemi lënë brenda. Na i ulin çmimet nga ora në orë nga dita në ditë. Kemi dy muaj që japim qumësht dhe lekë nuk kemi marrë. Lekët do i marrim, por çmimet po ulen dita ditës.

Nga vjet e deri në sivjet na është ulur me 30 lekë. Është gjynah të tallen me mundin tonë. Përfitojnë 5 veta, ndërsa 500 veta punojnë kot. Po të ulin djathin, kafen të gjitha le të ulin edhe qumështin. Pronarët na kërkojnë edhe taksat dhe të paguajmë kullotat. Të gjitha janë bërë private, biznes më vete dhe pak lek që na takojnë nga shteti për kafashët, gjysmat na i hedhin gjysmat nuk na i hedhin. Ne kot sa punojmë, më mirë të ikim nga ky vend kemi familje, nuk jemi vetëm.” tha protestuesi i revoltuar.

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI