Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Dalin REZULTATET/ Numërohen kutitë e para të zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 9 February 2025
Dalin REZULTATET/ Numërohen kutitë e para të zgjedhjeve në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e para që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.

Sipas vetëm 5.29% të votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.1% të votave.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8.86% të votave.

Ka ende shumë vota për t'u numëruar dhe këto rezultate nuk përfshijnë votat e diasporës dhe ata të personave me aftësi të kufizuara. Ky është rezultati i 134 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona. 

Lajmi po përditësohet...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI