Flash

Dalin “exit poll”: Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

Lapsi.al 9 February 2025
Dalin “exit poll”: Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

Ka dalë para pak çastesh rezultatet e “exit poll” për zgjedhjet në Kosovë i organizuar nga Albanian Post dhe Televizioni T7. Gazetari Baton Haxhiu tha se anketa është bërë në 28 qytete dhe disa fshatra i organizuar nga 43 anketues. Marzhi i gabimit është 1.5%.

Sipas këtij Exit-Poll, "Lëvizja Vetëvendosje" ka marrë: 37% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20%, AAK/NISMA ka marrë 8% ndërsa koalicioni "Lista për familjen" nuk e ka kaluar pragun

Ndërsa exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021 – me 38.2 %. E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4%, LDK e treta me 20.1%, AAK me 7.6%, si e katërta. Marzhi i gabimit për këtë exit-poll është 3%. 

TV Dukagjini ka paraqitur rezultatet e tij të zgjedhjeve parlamentare 2025 përmes një exit poll-i të realizuar nga UBO Consulting. Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Sipas exit poll të Koha Ditore, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 42.3% të votave e përkthyer 47 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3% të votave me 23 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 20.4% të votave me 23 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë me 6.3% të votave. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI