Flash

Napoli barazon me Udinese, humb mundësinë të thellojë distancën me ndjekësit

Lapsi.al 9 February 2025
Napoli barazon me Udinese, humb mundësinë të thellojë

Pas barazimit me Romën, Napoli nuk ka arritur të fitojë as ndaj Udineses. Në ndeshjen e javës së 24-të të Serie A, ekipi i Conte-s nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Udinesen. Bardheklatrit nuk përfituan për të shtuar distancën në krye të tabelës, duke u pozicionuar përkohësisht 4 pikë para Interit.

Në "Maradona", gjatë pjesës së parë, portierët Meret dhe Sava realizuan disa pritje të jashtëzakonshme. McTominay (37') shënoi për Napolin me kokë pas një goditje nga këndi.  Ndërkohë Ekkelenkamp (40') barazoi për Udinesen me një goditje të saktë me të djathtën, pas gabimit të Mazzocchi gjatë një pasimi.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet luftuan fort për fitoren dhe luajtën me ritëm të lartë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk arriti të shënojë dhe rezultati mbeti 1-1 deri në fund. Napoli, pa Olivera dhe Spinazzola, bëri disa ndryshime taktike. Përdori  Mazzocchi në krahun e majtë dhe mbajti Juan Jesus në mbrojtje në vend të Buongiorno, i dëmtuar. Edhe pse pati më shumë zotërim të topit, Napoli pati vështirësi në kalimin e mbrojtjes së fortë të Udineses.

Në fund, pas disa tentativave nga McTominay dhe Lukaku, si dhe përpjekjeve të Udineses në kundërsulm, rezultati mbeti i pandryshuar. Ky barazim ngadalëson ritmin e Napolit në garën për titullin e Serie A.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI