Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Ndryshojnë REZULTATET/ Numërohen mbi 23% e votave Kosovë

Lapsi.al 9 February 2025
Ndryshojnë REZULTATET/ Numërohen mbi 23% e votave Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.

Tashmë janë numëruar 23.65% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 55.77% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.39% të votave.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 8.99% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 5% të votave. Ky është rezultati i 599 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej.

Ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.   /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI