Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

PAMJE TE RENDA/ Një shqiptar tërheq zvarrë me makinë dy policë në Parma

Lapsi.al 9 February 2025
PAMJE TE RENDA/ Një shqiptar tërheq zvarrë me makinë dy

Mediat italiane kanë publikuar një video që duket më shumë si një skenë filmi aksion, por në fakt është regjistruar në Parma dhe personazhi kryesor është një shqiptar.

I identifikuar nga mediat italiane si një 37-vjeçar me precedent penal në fushën e grabitjes, ai u ndalua nga policia lokale për një kontroll rutinë.

Por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë dhe pasi është futur në mjet, ka lëvizur për pak metra pas dhe më tej ka tentuar të largohet.

Në pjesën e parme të makinës dhe xhamin e shoferit varen dy efektivë të policisë që tentojnë ta ndalojnë.

Makina ndalon vetëm pasi përballë saj vjen një autobus që i bllokon rrugën. Menjëherë më pas, shqiptari për të cili ka pasur edhe një vendim dëbimi më herët dhe që është anuluar, është vënë në pranga.

Gjatë kohës që ndodhi kjo, mediat italiane raportojnë se i pranishëm ne makine ishte edhe i vëllai i 37-vjeçarit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI