Flash

Sembene barazon derbin në fund, plas sherri: 7 kartonë të kuq në Partizani-Tirana

Lapsi.al 9 February 2025
Sembene barazon derbin në fund, plas sherri: 7 kartonë të kuq

Partizani dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në derbin e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që pati gjithçka: emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve pas golit të barazimit në minutën e 90' nga Sembene. Arbitri Eldorjan Hamiti nuk ngurroi të nxirrte një mori kartonësh të kuq, duke e mbyllur këtë përballje me kaos total.

Avantazhi i Tiranës

Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja ekipet që kërkonin golin e avantazhit. Tirana kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me një gol të Ernest Muçit, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Partizanit dhe e çoi topin në rrjetë.

[video width="730" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67a8aeccc5ca2.mp4"][/video]

Pjesa e dytë ishte e luftuar, me Partizanin që u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Kur dukej se Tirana do të dilte me tri pikët, në minutën e 90-të, Sembene përfitoi nga një krosim në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer festën te të kuqtë. Por festa u shndërrua menjëherë në kaos.

[video width="730" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67a8c20f2df72.mp4"][/video]

Sherr masiv dhe “shi” kartonësh të kuq

Sapo topi përfundoi në rrjetë, situata në fushë doli jashtë kontrollit. Një përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve shkaktoi një sherr masiv, që solli ndërhyrjen e gjyqtarit Hamiti. Ai ndëshkoi me karton të kuq tre lojtarë të Partizanit – Taipin, Gudjufin dhe Bytyçin – si dhe katër nga Tirana – Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin e klubit, Ibrahimi.

Minutat e mbetura u luajtën në një atmosferë të tensionuar, por pa ndryshuar rezultatin. Me këtë barazim, të dyja ekipet ndajnë nga një pikë, duke regjistruar derbin e tretë të këtij sezoni që përfundon pa fitues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI