Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës pas arrestimit të Veliajt

Lapsi.al 10 February 2025
Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës pas arrestimit të Veliajt

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në Kuvend për të zhvilluar një debat lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Berisha kërkoi gjithashtu që Rama të japë dorëheqje.

Kreu i PD tha se dita e sotme është një ditë e madhe për shqiptarët, duke iu referuar këtu arrestimit të Veliajt.

“Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lexo më tej: Llogaritë bankare, paratë kesh dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj 

"I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo. Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën.

Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.

Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.

Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.

Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë….Kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët…Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve=.

Arrestuan Veliajn se i paska bërë favore filanit, po Rama çfarë favoresh ka bërë…Baxhanaku i Ramës me mandate arresti ka marrë dhjetëra mln tendera pa garë." - u shpreh mes të tjerash Berisha.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.

Të këshilluara

Prangat / Veliaj në qeli pranë Metës

Erion Veliaj do të izolohet në të njëjtin burg të Tiranës ku ndodhet tani prej kohësht ish presidenti Ilir Meta. Ndonëse mënyrat e tyre të arrestimeve ishin kre...

16:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI