Flash

Ndryshojnë rezultatet/ Numërohen mbi 70% të votave Kosovë

Lapsi.al 10 February 2025
Ndryshojnë rezultatet/ Numërohen mbi 70% të votave Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është rikthyer të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele pas problemeve që e shoqëruan gjatë gjithë mbrëmjes.

Tashmë sipas KQZ janë numëruar 73.04% e votave dhe sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 41.99% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 22.68% të votave.

Të tretët renditen Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.9% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 7.56% të votave.

Ky është rezultati i 1850 kutive nga 2533 që janë gjithsej. Ka ende shumë vota për t’u numëruar pasi këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI