Flash

(VIDEO) Si u kujdes policia për imazhin e Veliajt pas arrestimit

Lapsi.al 10 February 2025
(VIDEO) Si u kujdes policia për imazhin e Veliajt pas arrestimit

Pas arrestimit në zyrën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erjon Veliaj është dërguar në policinë e Tiranës ku do të njihet me masën e arrestit me burg, sipas një vendimi të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në momentin që ka dalë nga zyra e bashkisë, Veliaj është filmuar menjëherë nga gazetarë dhe fotoreporterë që e rrethuan teksa hipte në makinë (VIDEO KETU), por kur ka mbërritur në godinën e drejtorisë së policisë së Tiranës, aty policia është kujdesur të vendosë një tendë në hyrje për të penguar filmimet e momentit kur kryebashkiaku shoqërohet i prangosur nga njëra zyrë në tjetrën.

VIDEO/ Momenti kur Erjon Veliajn e nxjerrin nga zyra për ta çuar në burg

Shikoni videon më poshtë, kur duket perdja që ulet dhe kujdesi i policëve për të mos e njollosur imazhin e kryebashkiakut, që tashmë do të presë në qeli verdiktin e gjykatës.

[video width="1272" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/vcompress_187.mp4"][/video]

Pasi ka mbyllur procedurat në drejtorinë e policisë, Veliaj është dërguar në burgun tek Mine Peza, në qelitë e bllokut të sigurisë.

‘Arrest shtëpie’ për Ajola Xoxën

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI