Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

VOA: Kosova votoi – çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës

Lapsi.al 10 February 2025
VOA: Kosova votoi – çfarë pritet të ndodhë pas

Kur janë numëruar mbi 95%, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80% e pasuar nga Partia Demokratike me 22.16%, Lidhja Demokratike me 17.59% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46%.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën në mbrëmje se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por pa dhënë ndonjë hollësi se me kë mund të provojë ta bëjë këtë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 40.6% e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, afërisht 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2021.

Njëzet nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb. Lista Serbe, partia kryesore e pakicës etnike serbe, mori 3.98% të votave dhe sipas udhëheqësit të saj Zlatan Elek, “është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve".

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura përfshirë ato nga diaspora, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave. Të delen në mbrëmje zoti Kurti përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare ndaj të cilave përdori edhe një fjalor më të ashpër dhe një shprehje ofenduese. Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.

Mundësia tjetër është që opozita të provojë të formojë qeverinë e re, pasi të jenë shteruar përpjekjet e lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë drejtim unë besoj që partitë opozitare do të duhej të gjenin forcën dhe gjuhën e përbashkët që të vazhdohet me negociata dhe këto negociata të përfshijnë edhe komunitetet joshumicë por edhe të komunitetit serb për të pasur të themi një qeveri të bashkimit kombëtar, një qeveri të përkohshme e cila në njëfarë mënyre do ta tejkalojë këtë situatë në të cilën gjendemi” - tha analisti Ehat Miftaraj Drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Të hënën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se “pas numërimit përfundimtar (të votave), LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”.

Kandidati i Partisë Demokratike për postin e kryeministrit Bedri Hamza, tha se partia e tij do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare.

“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolut, nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive për debate, ata i ofenduan kundërshtarët politik e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës, ata nxitën urrejtje kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, - tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se do të bashkëpunonte pa kushte “me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën”

“Pra nuk është vetëm se çfarë bën Aleanca por çfarë bën Kosova dhe unë mendoj se është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen pra me zotin Kurti”, - tha zoti Haradinaj.

“Nëse nuk ka një bashkëpunim të opozitës dhe nëse opozita nuk pranon assesi të jetë në qeverinë Kurti unë besoj që Kosova do të zhytet në një kaos ku nuk do të kemi qeveri të re në javët e muajt në vazhdim, por do të kemi këtë qeveri në detyrë besoj deri në datën e zgjedhjeve të reja kur do të vijë edhe koha për zgjedhjen e presidentit”, - tha zoti Miftaraj.

Cilado që të jetë qeveria e re ajo duhet të përballet me sfida për të përmirësuar gjendjen ekonomike, arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës. /VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI