Flash

"Mjaft u dëshpërove" e Rodri me Topin e Artë: tifozët e City provokojnë Vinicius

Lapsi.al 11 February 2025
"Mjaft u dëshpërove" e Rodri me Topin e Artë:

"Mjaft u dëshpërove". Tifozët e Manchester City e pritën Vinicius Jr dhe Real Madrid me një flamur të stërmadh dhe fytyrën e Rodri që puth Topin e Artë para ndeshjes së parë të play-off të Champions League në Etihad Stadium. Referenca është për mungesën e pjesëmarrjes së të gjithë skuadrës spanjolle në ceremoninë e dorëzimit të këtij çmimi prestigjoz tetorin e kaluar në Paris, si protestë për mosfitimin e çmimit nga Vinicius.

Në garën për trofeun prestigjoz, pas Rodri, qëndronin tre lojtarë të Real Madrid: Vinicius Jr, Bellingham dhe Carvajal. "Stop Crying Your Heart Out" është një homazh për këngën e Oasis, tifozë të mëdhenj të Manchester City dhe një provokim për brazilianin para një sfide tepër të rëndësishme për kalimin në 1/8 e finaleve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI