Flash

Papa Françesku kundër propozimit të Trump për dëbimin e emigrantëve

Lapsi.al 11 February 2025
Papa Françesku kundër propozimit të Trump për dëbimin

Papa Françesku kritikoi ashpër propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për dëbimin e emigrantëve pa dokumente – ndërsa tha se do të shkaktonte një krizë të madhe që mund të dëmtonte dinjitetin e burrave dhe grave.

Në një letër drejtuar peshkopëve të SHBA-së, Papa Françesku u bëri thirrje katolikëve të mos dorëzohen para rrëfimeve që diskriminojnë dhe shkaktojnë vuajtje të panevojshme për vëllezërit dhe motrat tona migrantë dhe refugjatë.

Papa argjentinas, 88 vjeç, ka mbrojtur vazhdimisht të drejtat e emigrantëve gjatë 10 viteve të udhëheqjes së Kishës Katolike, duke u kërkuar liderëve botërorë që të jenë më mikpritës ndaj atyre që ikin nga varfëria ose dhuna.

“Kam ndjekur nga afër krizën e madhe që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fillimin e një programi të dëbimeve masive”, shkroi ai.

Ai pranoi të drejtën e një kombi për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur komunitetet të sigurta nga ata që kanë kryer krime të dhunshme ose të rënda ndërsa janë në vend ose përpara mbërritjes.

“Por, akti i dëbimit të njerëzve që në shumë raste kanë lënë tokën e tyre për arsye të varfërisë së skajshme, pasigurisë, shfrytëzimit, persekutimit apo përkeqësimit të rëndë të mjedisit, dëmton dinjitetin e shumë burrave dhe grave dhe të familjeve të tëra”, thuhet në letër.

“Deportimi i vendos ata në një gjendje të cenueshmërisë dhe pambrojtjes së veçantë”, shkroi ai.

Papa Françesku paralajmëroi për rrezikun e fushatës më të madhe të dëbimit të Trump në historinë e SHBA-se, duke shtuar se kjo do të ishte një “fatkeqësi”.

“Kjo nuk është një çështje e vogël -një shtet ligjor autentik verifikohet pikërisht në trajtimin dinjitoz që meritojnë të gjithë njerëzit, veçanërisht më të varfërit dhe më të margjinalizuarit”, shkroi ai në letrën e tij.

“Kjo nuk pengon zhvillimin e një politike që rregullon migracionin e rregullt dhe të ligjshëm. Megjithatë, ky zhvillim nuk mund të vijë përmes privilegjit të disave dhe sakrificës së të tjerëve:, shtoi ai.

“Ajo që ndërtohet mbi bazën e forcës dhe jo mbi të vërtetën për dinjitetin e barabartë të çdo njeriu, fillon keq dhe do të përfundojë keq”, tha Papa Françesku.

“I nxis të gjithë besimtarët e Kishës Katolike dhe të gjithë burrat dhe gratë me vullnet të mirë, të mos dorëzohen para rrëfimeve që diskriminojnë dhe shkaktojnë vuajtje të panevojshme për vëllezërit dhe motrat tona emigrantë dhe refugjatë”, shkroi ai.

Të këshilluara

Presidenti rumun jep dorëheqjen

Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi dorëheqjen të hënën pas trysnisë në rritje nga grupet opozitare populiste, dy muaj pasi një gjykatë e lartë anuloi zgjed...

14:46

Autobusi del nga rruga, të paktën 30 viktima

Një autobus doli nga një urë autostrade në një luginë të ndotur në Guatemala City të hënën, duke vrarë të paktën 30 njerëz dhe duke bllokuar të mbijetuarit. Aut...

15:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI