Flash

Pse Bayern Munich nuk mund të veshë fanellën e kuqe në Champions: e ndalon UEFA

Lapsi.al 11 February 2025
Pse Bayern Munich nuk mund të veshë fanellën e kuqe në

Bayern Munich do të zbresë në fushë në fazën play-off të Ligës së Kampionëve kundër Celtic, dhe përsëri nuk do të mund të veshë fanellën e tij të parë. Është një situatë e veçantë që është përsëritur gjatë gjithë kompeticionit: lojtarët nuk e kanë veshur kurrë fanellën klasike të kuqe, e cila i karakterizon që nga viti 1905, sepse UEFA ua ka ndaluar atë, pasi binte ndesh me rregulloren e përcaktuar nga organizata. Me shumë gjasë, ata do të luajnë sërish me fanellën e tretë të bardhë (ndërsa ajo e zezë për transfertat është përdorur vetëm në fillim), dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të rrugëtimit të tyre evropian.

UEFA ndalon Bayern të përdorë fanellën e kuqe

Me përjashtim të ndeshjes kundër Aston Villa, Bayern Munich ka përdorur gjithmonë fanellën e tretë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku fanella e parë nuk është shfaqur asnjëherë. Fanella e kuqe nuk është përdorur as në ndeshjet shtëpiake, ndërkohë që në Bundesliga mbetet zgjedhja kryesore, siç është normale. Nuk bëhet fjalë për një zgjedhje stilistike, por për një detyrim të vendosur nga rregullorja e UEFA-s: institucioni më i lartë i futbollit evropian ua ka ndaluar bavarezëve fanellën e kuqe për shkak të numrave të errët në pjesën e pasme.

Lexo më tej: Dygolësh i Kane e tris i Bayern: bavarezët shkëputen në krye nga Leverkusen

Sipas asaj që raporton BILD, UEFA ka shprehur shqetësime të shumta, duke argumentuar se ngjyrat nuk ofrojnë kontrast të mjaftueshëm për shikuesit. Numrat e errët në fanellën e kuqe shkelin rregullat e dukshmërisë të përcaktuara në rregullore. Edhe pse neni 40.01 i rregullores specifikon se skuadra vendase ka gjithmonë të drejtën e zgjedhjes së parë për kompletet e saj zyrtare, në nenin 39.02 thuhet se “veshjet e ndeshjes që përdoren nga klubet duke filluar nga faza play-off duhet të miratohen nga administrata e UEFA-s”. Prandaj, UEFA ka të drejtën të kontestojë zgjedhjen e Bayern Munich, i cili duhet të bëjë disa modifikime nëse dëshiron të veshë fanellën e tij të parë.

Ky ndalim vlen gjithashtu për Youth League dhe për Ligën e Kampionëve për femra, ku edhe ekipi i femrave të Bayern ka zgjedhur shpesh fanellën e tretë të bardhë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI