Flash

Arrestohet Elvis Ndreca, akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit

Lapsi.al 12 February 2025
Arrestohet Elvis Ndreca, akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim

Policia e Shtetit ka arrestuar 27-vjeçarin Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.

Burime bëjnë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia.

Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK. Ndreca akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Pas arrestimit, Ndreca iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI