Flash

Asencio përdori teknikën e Rüdiger e Nacho kundër Haaland: markimi tërboi norvegjezin

Lapsi.al 12 February 2025
Asencio përdori teknikën e Rüdiger e Nacho kundër Haaland:
Raul Asencio u tregua i gatshëm edhe në Champions League, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër Manchester City në ndeshjen e parë të fazës play-off në Angli. Mbrojtësi i ri qendror nga Las Palmas, i lindur në vitin 2003, ka fituar gradualisht vendin e tij në mbrojtjen e Blancos pas dëmtimeve të shumta, përfshirë atë të Rüdiger. Tani është e vështirë të imagjinohet që ai të ulet në stol pas asaj që tregoi ndaj Manchester City, pavarësisht një pasigurie të vogël në golin e avantazhit të anglezëve. Megjithatë, ajo që ka lënë më shumë përshtypje te tifozët e Real Madrid ishte angazhimi i tij i madh në markimin e Haaland.

Një markim i fortë ndaj Haaland

Sulmuesi norvegjez, i cili realizoi një dygolësh, u filmua në një video ku shihet se si Asencio e markon në mënyrë mbytëse. Në pamjet filmike, mbrojtësi spanjoll vendos bërrylin në shpinën e sulmuesit të City, i cili fizikisht është më i gjatë dhe më i fuqishëm se ai. Haaland nuk e pëlqeu këtë gjë dhe iu kthehet me nerva, duke filluar ta tërheqë me forcë fanellën e Asencio. Nga aty lindi një përplasje energjike mes të dyve, me mbrojtësin e Real që reagoi ashpër, duke i larguar me forcë duart e Haaland nga fanella e tij. Për shumëkënd, kjo skenë kujtoi markimin e ashpër të Rüdiger dhe Nacho ndaj norvegjezit.

Nacho duke markuar Haaland në përballjen e vitit 2024

Si mbrojtësi gjerman, ashtu edhe ai spanjoll, në përballjet e Champions League mes City dhe Real në 2023 dhe 2024, janë bërë protagonistë të një “trajtime të veçantë” ndaj Haaland, duke mos i lënë asnjë centimetër hapësirë dhe duke e nervozuar atë. Diçka e ngjashme ndodhi edhe mbrëmë me Asencion, i cili, pavarësisht gjithçkaje, fitoi të gjitha duelet e tij në ndeshje, katër në total, dhe konfirmoi si për Ancelottin, ashtu edhe për tifozët e Real Madridit, se është një mbrojtës i gatshëm për sfida të mëdha, pas një paraqitjeje solide në mbrojtje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI