Flash

Balluku injoron mbledhjen, e painteresuar të dëgjojë mbrojtjen e Ramës për Veliajn

Lapsi.al 12 February 2025
Balluku injoron mbledhjen, e painteresuar të dëgjojë mbrojtjen e

Jo shumë e interesuar për të ndjekur takimin e Edi Ramës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, ishte numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

Natyrisht nuk ishte para Gjykatës së Posaçme të protestonte bashkë me rrogëtarët dhe patronazhistët e Erion Veliajt, thjesht zgjodhi të mos merrte pjesë në mbledhjen e grupit të PS, për të dëgjuar përmallimet e Edi Ramës për kryebashkiakun e Tiranës tashmë të arrestuar.

Rastësi apo e qëllimshme nuk dihet me saktësi, fakt është që Balluku mungoi në vendin ku qëndron zakonisht në atë sallë, pranë Taulant Ballës. Fakt që mund të verifikohet lehtësisht duke parë videon live të takimit në Kryesinë e Kuvendit.

Nuk është sekret publik lufta e heshtur e saj politike me Erion Veliajn dhe nuk do shumë fantazi për të menduar se mbasë burgosjen e tij ajo po e shijon më shumë se kushdo tjetër në kupolën e Rilindjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI