Flash

E tallën gjithë ndeshjen, Vinicius hakmerret me tifozët e City: kamerat kapin gjestin

Lapsi.al 12 February 2025
E tallën gjithë ndeshjen, Vinicius hakmerret me tifozët e City:
Sjellja e tifozëve të Manchester City ndaj Vinicius u kthye në një bumerang të vërtetë. Publiku i Etihad i rezervoi një pritje “të veçantë” brazilianit gjatë ndeshjes së parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve, duke shfaqur një pankartë tallëse për Topin e Artë që përfundoi në duart e Rodri-t dhe duke e shoqëruar atë me kore të pandërprera. Sulmuesi iu përgjigj jo vetëm me një paraqitje të shkëlqyer, por edhe me një gjest të shpejtë drejtuar tribinave.

Tallja e Etihad ndaj Vinicius

Titulli i një kënge të grupit Oasis, “Stop Crying Your Heart Out” (“Mos qaj më”) i shoqëruar me një imazh të Rodri-t duke puthur Topin e Artë. Kjo ishte mënyra me të cilën tifozët e City-t vendosën të tallnin Viniciusin, pas polemikave për mosfitimin e çmimit nga ai dhe zhgënjimin e shprehur nga lojtarët e Real Madridit për triumfin e mesfushorit spanjoll të Citizens. Kur Rodri doli para gazetarëve në zonën miks të stadiumit, ai u pyet për situatën dhe u përgjigj shkurt: “Shumë mirë”.

Koret e tifozëve për Vinicius dhe hakmarrja e tij

Përveç pankartës, gjatë gjithë ndeshjes tifozët e City-t nuk pushuan duke kënduar: “Ku është Topi i Artë?”, duke e ngacmuar vazhdimisht Viniciusin. Megjithatë, në vend që ta shpërqendronin, ata thjesht e motivuan më shumë. Në një moment të ndeshjes, pas shumë thumbimesh nga tribuna, braziliani reagoi duke treguar me gisht emblemën e Real Madridit me 15 Champions League të fituara, një gjest i shpejtë që e shoqëroi me një buzëqeshje ironike. Në fund, ishte ai që kishte të drejtë, pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Në intervistën pas ndeshjes, Vinicius e pranoi se pankarta dhe sjellja e tifozëve të City-t vetëm sa i kishin dhënë më shumë motivim: “Pankarta? E pashë, por sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë diçka të tillë, më japin më shumë forcë për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Dhe unë e bëra këtë këtu. Ata e dinë historinë tonë, gjithçka që kemi arritur në këtë kompeticion”. Ndoshta herën tjetër, tifozët e Manchester City-t do të mendojnë dy herë përpara se të krijojnë situata që mund të kthehen kundër tyre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI