Flash

FOTO LAJM/ Karrigia bosh e Ballukut, injoroi vajtimet e Ramës për Veliajn

Lapsi.al 12 February 2025
FOTO LAJM/ Karrigia bosh e Ballukut, injoroi vajtimet e Ramës për

Sikundër Lapsi.al raportoi paraditen e sotme, Belinda Balluku zgjodhi të mos merrte pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku Edi Rama hodhi akuza ndaj SPAK dhe mori në mbrojtje Erion Veliajn e Ajola Xoxën.

Në këtë foto që shihni nga mbledhja e sotme, karrigia e Ballukut krah Taulant Ballës qëndron bosh.

Nuk dihet pse zv.kryeministrja zgjodhi të vepronte kështu. Ishte injorim ndaj hallit të Veliajt apo ishte dakordësuar më parë me Edi Ramën që të vinte në Kryesinë e Kuvendit.

Balluku nuk ka qenë jashtë shtetit apo në ndonjë event tjetër siç mëson Lapsi.al

Lufta e heshtur Veliaj-Balluku nuk është më një sekret në PS dhe politikën shqiptare. Ndoshta gjesti i sotëm për të injoruar vajtimet e Ramës ndaj Veliajt e rikonfirmon edhe njëherë luftën e heshtur të dyshes Balluku-Veliaj. Së paku deri më tani, duket se Balluku është e fituar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI