Flash

Helena Kadare në gjyqin e Veliajt, me vete ka pastruesen e shtëpisë

Lapsi.al 12 February 2025
Helena Kadare në gjyqin e Veliajt, me vete ka pastruesen e

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare u paraqit në dyert e gjykatës së posaçme pak minuta para se të niste gjyqi për masën e sigurisë së Erjon Veliajt që akuzohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Kadarë pyeti rojen e objektit nëse mund të merrte pjesë në gjyq dhe kur ka marrë përgjigje negative është larguar.

Ajo shoqërohej edhe nga dy gra të tjera dhe duket se u paraqit në gjykatë për të dhënë mesazhin e mbështetjes për kryebashkiakun që akuzohet se ka marrë miliona euro ryshfet në këmbim të lejeve të ndërtimit.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-12-at-13.45.16.mp4"][/video]

Një burim i pakonfirmuar tha se njëra nga dy gratë që shoqëronin Helena Kadare është pastruesja e shtëpisë së saj dhe ajo ka shoqëruar zonjën për të cilën punon në mbështetjen publike për Veliajn.

Ditët e fundit, ka pasur shumë njerëz të famshëm, pak prej tyre artistë që meqënëse kanë qenë në listpagesat e bashkisë së Tiranës, kanë shprehur indinjatën e tyre për arrestimin e Erjon Veliajt dhe sigurisht, edhe për ndërprerjen e financimit nga bashkia e Tiranës.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-12-at-13.45.16-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI