Flash

"Heshtje varri" te ambasada amerikane në Tiranë, asnjë tweet për 'puçin' ndaj SPAK

Lapsi.al 12 February 2025
"Heshtje varri" te ambasada amerikane në Tiranë, asnjë

Ata që i quanin prokurorët e SPAK “heronjtë e fëmijëve tanë”, kanë së paku 3 ditë që janë zhdukur. Fjala është për selinë diplomatike te Rruga e Elbasanit. Asnjë reagim nga Ambasada Amerikanë në Tiranë për sulmet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës ndaj Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë muaj më parë qoftë edhe një aktor periferik i politikës të bënte deklarata kundër SPAK e GJKKO, nga selia diplomatike amerikane do të vinin menjëherë deklaratat në mbrojtje. Fshikullohej cdo zë që artikulonte kritika kundër SPAK apo shfaqte mosbesim.

Por faqja në Twitter (X) e Ambasadës Amerikane duket sikur është hakeruar, s’ka asnjë cicërimë për të mbrojtur “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Postimi i fundit në këtë faqe është bërë një javë më parë për planin e Trump kundër emigracionit të paligjshëm. Me një vonesë të dukshme dhe siklet të lexueshëm vetëm sot erdhi një deklaratë nga Delegacioni i BE në Tiranë.

Ndërkohë amerikanët që i prinë reformës në drejtësi dhe dolën garant të saj duket sikur tashmë e kanë braktisur krijesën e tyre në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI