Flash

Indiferenca e policisë për protestuesit tek SPAK/ Berisha: Inkurajim për pushtim

Lapsi.al 12 February 2025
Indiferenca e policisë për protestuesit tek SPAK/ Berisha: Inkurajim

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideron indiferencën e Policisë ndaj protestuesve që ishin mbledhur para SPAK, si inkurajim për pushtimin e ndërtesës.

Kjo sipas Berishës, është e qëllimshme, pasi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që nuk njeh ligje veç udhëzimeve të shefit të tij, Rama, ka qenë i shkarkuar me urdhër të këtij të fundit.

"Inkurajim për pushtim ndërtese.

Kjo do të thotë është haptas inkurajim për pushtim ndërtese.

Sepse kur garda kërkon, policia në çdo vend normal i përgjigjet asaj, pasi nuk është garda, institucioni që merret me masën, është policia dhe njësitë e saj ato që kanë detyrim.

Garda ka krejtësisht rregulla të tjera.

Mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë që të pushtojnë ndërtesën.

Dhe kjo është e qëllimshme.

Ky Ervini me tre mbiemra, i shkarkuar për korrupsion nga vetë Edi Rama, i lartësuar në ministër nga vetë Edi Rama, natyrisht nuk njeh ligje por vetëm udhëzime të Edi Ramës." 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI