Flash

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet

Lapsi.al 12 February 2025
Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase

Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama i ka dhënë një shuplakë ILD. "Me letra e kemi si institucion, por jo në realitet", tha ai teksa rendiste se si SPAK nuk respektonte te drejtat e të dyshuarve.

“Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë. Paga iiqë nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi. I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letë. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne?

Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualish...

08:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI