Flash

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, reagon edhe KLP

Lapsi.al 12 February 2025
Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, reagon edhe KLP

Pas KLGJ, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit profesional të prokurorëve.

KLP thekson mbështetjen e saj ndaj institucionit të prokurorisë për ushtrimin e detyrave në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me ligjin. “Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në deklaratë.

Lexo më tej: Të gjitha akuzat, sharjet, fyerjet/ Si u shpërfytyrua Rama në 48 orë 

Këshilli u bën thirrje të gjithë aktorëve të respektojnë pavarësinë e prokurorëve dhe të shmangin çdo lloj ndikimi të jashtëm që mund të cenojë integritetin e tyre. Sipas KLP-së, besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe garantimi i një sistemi ligjor të drejtë e transparent varen nga mbrojtja e këtyre parimeve.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, u shpreh KLP.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s komenton zgjedhjet në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që d...

14:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI