Flash

Veliaj niset drejt GJKKO për masën e sigurisë, paraqiten edhe Xoxa e 6 biznesmenët

Lapsi.al 12 February 2025
Veliaj niset drejt GJKKO për masën e sigurisë, paraqiten edhe

Erion Veliaj është nisur drejt GJKKO, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj tij për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para Gjykatës së Posaçme do paraqitet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie dhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro.

Prokuroria e Posaçme thotë se Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar. SPAK sekuestroi vilën 494 m2 në Qerret, 2 llogari bankare të Ajola Xoxës me vlerë 869,149 euro dhe para të valutave të ndryshme me vlerë 115 mijë euro, të gjetura në një kasafortë, gjatë kontrolleve në një prej bizneseve të Xoxës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithash...

07:31

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar sot për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrën hetim për veprime të paligjshme. Bushka e cila ësh...

11:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI