Flash

Veliaj: Kam punuar edhe të shtunën, por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend

Lapsi.al 12 February 2025
Veliaj: Kam punuar edhe të shtunën, por mallkuar qoftë ai që

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në "detyrim paraqitje", ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Ndërkohë Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshim mase, teksa ka deklaruar: "kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë".

Prokurori Altin Dumani replikoi: Ne kemi kërkuar arrest shtëpie pikërisht për shkak të fëmijës dhe kemi pasur parasysh parimin e humanizmit.

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot.

Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.

Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI