Flash

Zbulohet kërkesa e Veliajt në gjykatë: Më lironi kundrejt garancisë pasurore

Lapsi.al 12 February 2025
Zbulohet kërkesa e Veliajt në gjykatë: Më lironi kundrejt

Mësohen detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupionit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.

Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht "hetim në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore" për Erion Veliajn dhe "detyrim paraqitje" për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

 Mësohet se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë kërkuar lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Veliajn dhe “arrest shtëpie” për bashkëshorten e tij. Po kështu masa të pandryshuara edhe për biznesmenët e përfshirë.

Pas një seance maratonë, gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin ndaj Veliajt, Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë nën akuzë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI