Flash

A do të bashkohet me Ramën për të ndryshuar SPAK-un? Berisha jep këtë përgjigje

Lapsi.al 13 February 2025
A do të bashkohet me Ramën për të ndryshuar SPAK-un? Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përjashtuar kategorikisht çdo bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime të Reformës në Drejtësi. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Berisha u shpreh se për Reformën në Drejtësi do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias dhe një referendum popullor.

“Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje.

Mbështetësi kryesor i kësaj reforme mbi tokë, sot është non grata në vendin e tij (i referohet Antony Blinken). Erdhi nga Uashingtoni dhe takoi Altin Dumanin, nuk takoi asnjë njeri nga opozita sepse ishte për Shqipëri pa opozitë. E falenderoi për arrestimin e Sali Berishës.

Ka bërë takim me të. Takimi është bërë për ta falenderuar dhe e ndërmjetësonte Yuri Kim. Ky ishte njeri pa pikë dinjiteti. Kur këtij i doli dokumenti se kishte mashtruar kombin e tij me laptopin e Hunter Biden se i kishte thënë kombit të tij se Hunter Biden s’ka patur kurrë laptop, ai po të kishte minimumin e integritetit njerëzor jepte dorëheqjen”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI