Flash

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës me paralajmërimin: Do ketë të tjera gjëra

Lapsi.al 13 February 2025
Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës me paralajmërimin: Do

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, kreu i PD-së paralajmëroi zhvillime të tjera duke iu drejtuar socialistëve “prisni do të ketë të tjera”. 

"Nëse ju merrni të vërtetat për fyerje, është problemi juaj. Unë i deklaroj ë mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro, Ulsiu kërkoi çantën Louis Vuitton.

Nuk kam fyer unë, doni që t’ju fyes, nuk e bëj kurrë atë që bën Rama ndaj jush.

Nëse përmend garderobën, do të hyjë një histori.

Ju dilni këtu dhe duhet të më thoni sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj (I drejtohet Blerina Gjylameti). Unë kërkoj që të vijë këtu Rama dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Do të ketë prapë të tjera gjëra, do të ketë zhvillime. Nuk jam mizogen, kam respektuar bashkëpunëtoret e mia. E patë si shpërtheu, prisni do të ketë të tjera, ju them unë."- u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit 2025, i një personazhi që kishte drejtuar fushatën e President...

22:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI